UEFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të futbollit, për flakadanët dhe tymueset të hedhura në fushë nga grupimet e tifozërive, në ndeshjen, si në atë me Maqedoninë por edhe në atë me Spanjën.
Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku i ka bërë thirrje tifozërive që të jenë të kujdesshëm në mos përsëritjen e ngjarjeve të tilla, duke përcjellë shqetësimin që delegati i UEFA-s ka dërguar në FSHF, si paralajmërimin e fundit për të cilën jemi gjobitur, masa tjetër ndëshkimore do të jetë zhvillimi i ndeshjes pa tifozë.
Shqipëria në ndeshjen e radhës të vleshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018, do të përballet me Izraelin, në “Loro Boriçit” më 12 nëntor.