Një person ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor në Shkodër.
Policia lokale bën me dije se në aksidenti ndodhi në fshatin Shtoj i Ri në Han të Hotit ku janë përfshirë një furgon pasagjerësh dhe një motoçiklete.
Nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është shoqëruar me urgjencë për në spitalin e Shkodrës ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet.