Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar sot një takim me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Rama në një shkrim në twitter ka theksuar se fokusi i takimit mes palëve ishte shkëmbimi i hapur dhe miqësor i pikëpamjeve mes tyre për të ecur përpara.
Postimi i Ramës: “Një shkëmbim i hapur dhe miqësor pikëpamjesh mes shqiptarëve të Luginës Preshevës dhe km Vuçiç! Angazhime konkrete për të vazhduar përpara”.