Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, të cilët kanë ngacmuar seksualisht në autobus një vajzë 28 vjeçe.
Shtetasit: Festim Latifi, 60 vjeç dhe Sokol Hallkokondi, 46 vjeç, banues në Tiranë, ngacmuan seksualisht 28 vjecaren H. N, në stacionin e autobuzit të linjës së Shkozës.
Më datë 13.10.2016, u arrestuan shtetasit: Festim Latifi, 60 vjeç dhe Sokol Hallkokondi, 46 vjeç, banues në Tiranë, në stacionin e autobuzit të linjës së Shkozës, kanë ngacmuar seksualisht shtetasen H. N., 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Parashikuar nga Neni 108/a i Kodit Penal”, sqaron policia.