Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pa sot nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Laçit.
Basha akuzoi Kryeministrin se nuk ia ka dhënë asnjë ndihmë apo mbështetje financiare familjeve të përmbytura dhe se i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.
Gjithashtu Kreu i PD-së i bëri thirrje Ramës të përballet me qytetarët e mos fshihet pas takimeve ku u mohon fjalën atyre që i thonë të vërtetën.
Basha: “Edi Rama sa rri në televizor e flet për investime imagjinare të shkojë në Laç e të shikojë impaktin e “investimeve” të tij. Qindra familje janë në ujë e qindra të tjera në rrezik permbytje. Asnjë ndihmë nga qeveria, asnjë mbështetje financiare dhe pse brenda një viti janë përmbytur pesë herë. Përballu me qytetarët që i ke lënë në mëshirë të fatit, mos u fshih pas regjisë qendrore me pseudo takime ku atyre që të thonë të vërtetën u mohon të drejtën e fjalës.”