Deputeti socialist, Ben Blushi, vazhdon betejën e tij kundër Ramës në PS. Blushi i dorëzoi sot deputetëve socialiste dhe forumeve të kësaj partie, një dokument me dhjetë faqe ku pasqyrohen shkeljet e statutit të partisë në të paktën 30% të neneve të tij.
Në jë deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Blushi tha se në këtë betëjë për respektimin e garës në PS, ka mbështetje edhe nga deputetë të tjerë të kësaj partie. “Unë flas me të gjithë deputetët, edhe një pjesë e madhe privatisht dalin drejtë, sepse Kryesia ka 3 vjet që s’mblidhet. Është njësoj sikur Parlamenti mos mblidhet, por qeveria të nxjerrë ligje e ti miratojë vet. Më vjen keq që përpiqet gjithë partia të justifikojë vullnetin e një njeriu. PS nuk është e Ramës. Nuk mundet që ky precedent të ripërsëritet”, tha Blushi.