Ligji i SPAK/ Ndërlidhësi, prokurori special dhe FBI hetim “peshqve të mëdhenj” të drejtësisë e politikës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji i SPAK/ Ndërlidhësi, prokurori special dhe FBI hetim “peshqve të mëdhenj” të drejtësisë e politikës

18:40 | 05/10/2016
në Uncategorized
0

Sektori për bashkëpunimin ndërkombëtar, Struktura e re që do të kalojë në sitë që nga presidenti, kryeministri, ministrat e deputetë deri tek krerët e institucioneve të pavarura, nga drejtori i policisë, shefi i shtabit të përgjithshëm të FA-së, e deri tek shefi i SHISH

Ekspertët e FBI-së dhe ata të vendeve të BE-së janë gati për të nisur trajnimet për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që do të jenë pjesë e strukturave të SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Trajnimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve do të zgjasë dy muaj, ndërkohë që i gjithë procesi deri në ngritjen e plotë të institucioneve që të pastrojnë drejtësinë dhe politikën nga krimi dhe korrupsioni, do të përfundojë brenda muajit maj të viti që vjen.

prokuroriAjo që i bën shumë të rëndësishme dy institucionet që ngrihen sipas ligjit për SPAK, është shtrirja e hetimit jo vetëm tek Presidenti, kryeministri, ministra, deputetë e me radhë, por edhe krerët e institucioneve të pavarura të cilat deri tani kanë gëzuar imunitet ndaj hetimeve. Ligji për SPAK e parashikon: “Drejtues të institucioneve shtetërore qendrore ose të pavarura nënkupton Drejtorin e Policisë së Shtetit, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Shqipërisë, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror.”

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Një ndër pikat thelbësore të ligjit lidhet edhe mënyrën se si parashikohet ndërprerja e hetimeve. Nga përvoja e deritanishme, kur një zyrtar nën hetim, shkarkohej nga detyra ose jepte dorëheqje, ndryshonte edhe akuza e prokurorit, duke e kaluar nga prokuroria e krimeve të rënda në prokurorinë e shkallës së parë. Me ligjin e ri për SPAK, në rast  se nis hetimi ndaj një zyrtari, atëherë ai nuk ndalet deri në përfundimin e plotë pavarësisht në se ndryshon statusi i të hetuarit. Pra, nuk do të ketë më ping pong mes niveleve të hetimit me akuzën ndaj zyrtarëve, e cila deri më tani ka qënë një ndër pikat kyçe, ku kryhej korrupsioni e ku deformohej drejtësia.

Struktura Ndërkombëtare e Hetimit

Bashkëpunimi me ndërkombëtarët është një pikë shumë e rëndësishme e strukturave kundër korrupsionit. Ekspertët e huaj të FBI-së apo institucioneve të tjera në vende të tjera të BE-së, do të jenë pjesë e rëndësishme e procesit të pastrimit të sistemit të drejtësisë dhe të politikës.

fbi-ne-tiraneNeni 22 i ligjit të SPAK, i miratuar pak ditë më parë nga Komisioni i Ligjeve, parashikon ngritjen e një strukture të veçantë nën juridiskionin e  Prokurorisë Speciale, e cila do të angazhohet në hetimin ndërkombëtar të personave të dyshuar për korrupsion dhe krim të organizuar. Struktura e re do të quhet Sektori për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe kreu i këtij institucioni do të emërtohet Ndërlidhësi. Pjesë e kësaj strukture do të jenë edhe përfaqësues të strukturave analoge ndërkombëtare. Ky është neni që mundëson angazhimin e ekspertëve të huaj, të Brukselit, por edhe FBI-së që të asistojnë hetimet shqiptare kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo strukturë do të veprojë për të hetuar çështje që kanë të bëjë me zyrtarë të lartë të shtetit, nga ata të sistemit të drejtësisë dhe politikanë.

Ndërlidhësi monitoron bashkëpunimin me strukturat analoge ndërkombëtare që do të përfshihen në hetimet antikorrupsion të zyrtarëve shqiptarë. Sipas ligjit, Ndërlidhësi duhet të ketë të paktën pesë vjet përvojë në fushën e drejtësisë, si dhe duhet të zotërojë rrjedhshëm gjuhen shqipe dhe angleze. Ligji parashikon praninë e strukturave të huaja të hetimit në çdo proces të funsksionimit të këtij sektori, deri në momentin e dorëzimit të raportit të hetimeve nga ndërlidhësi të kreu i Prokurorisë së Posaçme.

Më poshtë publikohet i plotë neni që parashikon ngritjen e kësaj strukture sipas ligjit të SPAK që pritet të miratohet të enjtë në seancën parlamentare bashkë me pess ligje të tjera që bëjnë funksionale reformën në drejtësi.

Neni 22

Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta

  1. Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme është përgjegjes për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera. Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo hetimeve të përbashkëta.
  2. Sektori drejtohet nga një prokuror i posaçëm i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për një periudhë tre vjeçare.
  3. Punonjësit e këtij sektori duhet të kenë diplomë masteri të nivelit të dytë në drejtësi ose arsim të lartë juridik të njësuar me të sipas ligjit për arsimin e lartë.
  4. Ndërlidhësi duhet të ketë të paktën pesë vite përvojë në fushën e drejtësisë si dhe duhet të zotërojë rrjedhshëm gjuhen shqipe dhe angleze.

Neni 23

Detyrat e Sektorit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta

  1. prokuroriaSektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta:
  2. a) bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare;
  3. b) cakton anëtarë në strukturat e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshje për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale apo përfaqësimin në gjyq të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, në Republikën e Shqipërisë, në një ose më shumë shtete të tjerë;
  4. c) mbikqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, zbatimin e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë;

ç) Informon në lidhje me problemet e identifikuara apo çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër apo përfaqësuesve të ij, informon pa vonesë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente.

  1. Për nevojat e hetimeve të përbashkëta, ndërlidhësi:
  2. a) merr kërkesat e shteteve të tjerë për të bërë hetime të posaçme për çështjen penale, ndërmerr veprimet e nevojshme para gjykatave kompetente dhe ofron ndihmë ligjore në procedime për vepra penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale;
  3. b) mbikqyr veprimtarinë e organit kompetent të shtetit të huaj, që është i autorizuar të veprojë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në rast të një çështje penale urgjente, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë.
  4. c) i dorëzon një raport përfundimtar Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për veprimet e kryera sipas parashikimit të gërmës b) pika 2 të këtij neni. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mund të kërkojë praninë e një nëpunësi të huaj të autorizuar gjatë dorëzimit të raportit.

vetingu-696x458

Etiketa: Komisioni Qendror i ZgjedhjeveKontrolli i Lartë i Shtetitndërlidhësipeshqit e mëdhenjping pongProkuroria SpecialeShërbimi Informativ ShtetërorSPAK

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kosova, çfarë dashurie për futbollin

Kosova, çfarë dashurie për futbollin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com