Partia Demokratike është e hapur për një koalicion të gjerë opozitar, tha sot sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Ristani. Në një intervistë për “Ora news”. Ristani tha se PD është e hapur për koalcion të mundshëm edhe me Bamir Topin e FRD-së, Vangjel Dulen e PBDJ-së apo Kreshnik Spahiun e Aleancës Kuq e Zi.
Ristani tha gjithashtu se opozita nuk është tërhequr nga protestat masive për largimin e Qeverisë dhe se Partia Demorkatike, është alternativa e duhur për vendin, ndaj për këtë qëllim ajo është angazhuar në një aksion të dyfishtë, përgatitjen e progarmit qeverisë dhe ristrukturimin e saj në të gjitha nivelet.