KLSH ka akuzuar Bankën e Shqipërisë për mënyrën se si ka bërë nxjerrjen nga tregu të kartëmonedhave të dëmtuara në harkun kohor nga viti 2010 deri në vitin 2014.
Pas akuzave të kontrollit të lartë të shtetit njësia task-forc e Prokurorisë së Tiranës i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë t’i vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin për këtë periudhë, për të verifikuar mënyrën e proçedimit për nxjerrjen jashtë përdorimit të kartmonedhave të vjetra e të dëmtuara.
KLSH pretendon se bankat e nivele të dytë ia kanë blerë qytetarëve kartëmonedhat me 80 % të vlerës së tyre, ndërsa Banka e Shqipërisë ia ka blerë bankave të nivelit të dyte me 100 % të vlerës. Dëmi i shkaktuar është rreth 4 milion euro.
Prokuroria e ka regjistruar kallëzimin penal për akuzën e shpërdorimit të detyrës për dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore. Burimet thonë se do verifikohen veprimet e personave dhe së shpejti do të nisë marrja e tyre në pyetje.