Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Napoli, si pjesë e një grupi që kultivonte kanabis sativa.
Agjencia e lajmeve Ansa shkruan se bëhet fjalë për Sami Bodinin 52 vjeç, i cili së bashku me një shtetas nga Liberia dhe një nga Rumania ishin të punësuar nga shtetasi italian Peter Postiglione, për kultivimin e drogës në fermën e italianit.
Po ashtu në brendësi të një kasforte janë sekuestruar dhe 255 mijë euro cash. Gjatë kontrollit u zbuluan rreth 500 bimë kanabis që arrinin deri në katër metra lartësi, ndërsa bimë të tjera ishin lënë për tharje. Në total pasha e bimëve arrinte në 6 ton.
Gjithashtu u sekuestruan dhe nëntë pushkë gjuetie si dhe fishekë.