Lacio fiton 3-0 ndaj Peskarës, por kapiteni shqiptar gabon nga pika e bardhë, pikërisht kur rezultati ishte i mbërthyer në shifrat 0-0
Peskara e pati të vështirë të hynte në lojë, por në të 35’, pas një ndërhyrje të gabuar të Bastos ndaj Kaprarit në zonën e Lacios, gjyqtari vërshëllen për një 11-metërsh, ndërsa kapiteni Memushaj gabon nga pika e bardhë. Ishte një goditje me të djathtën për t’u harruar, që përfundoi jashtë kaudratit dhe që ndikoi shumë në vazhdimësinë e takimit për bardheblutë.
Ekzekutimi i Memushajt nga pika e bardhë dhe dëshpërimi i tij pas humbjes së penalltisë
Ndeshja përfundoi 3-0 për skuadrën kryeqytetase, por në momentin e penalltisë rezultati ishte ende i bardhë, 0-0. Memushaj po kalon një periudhë shumë të mirë dhe është vërtetë fat i keq, që nuk mundi ta ndihmojë skuadrën në këtë takim.