Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me strukturën e Partisë Socialiste në Shkodër. Rama gjatë takimit u përball me pakënaqësitë e këtyre të fundit për çështjen e punësimit. Anëtarësia e Partisë Socialiste është shprehur se shumica e tyre janë të papunë, teksa madati 4 vjeçar po mbaron dhe nuk ka shifra të kënaqshme.
Rama foli për ndërrimin e imazhit të Shkodrës në prag të 2017, kur janë dhe zgjedhjet parlamentare.