Personi që shihni në foto është Orges Xhelili, autori i plagosjes me thikë së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi si dhe shoferit të tij Gazmend Bullari.
Xhelili kishte qenë për 4 vite punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe më pas ishte shkarkuar nga puna. Ky vendim ishte bërë objekt debati mes tij dhe kryebashkiakut.
Lexo edhe: Plagoset me thikë kryebashkiaku i Divjakës
Ndërkohë situata është agravuar më tej, kur bashkëshortja e autorit, që punonte si shefe infermiere pranë Poliklinikës së Divjakës, u transferua në një pozicion tjetër. Tashmë Xhelili ndodhet pas hekurave, ndërsa të plagosurit në spital.