Kryeministri Edi Rama është shfaqur i rritur ditën e stome në Kuvend duke mos i kursyer fyerjet dhe gjuhën vulgare ndaj deputetëve të opozitës. Teksa foli për buxhetin, Rama shfrytëzoi shumicën e kohës për të sulmuar opozitën me një gjuhë denigruese dhe aspak korrekte për një kryeministër.
Duke ngatërruar Kuvendin me kafen e lagjes, Rama iu drejtua me një gjuhë vulgare deputetit demokrat Ervin Salianji, teksa ky i fundit po kritikonte retoriken e përdorur ndaj opozitës.
“Je një bedel pasionant. Je si miza në të ndenjurat e kalit, mos ngatërro jashtë daljet e organizmit. Ju bedela nuk keni atdhe, fe, nuk keni imam, nuk keni flamur, nuk keni dinjitet asgjë. Jeni bartës të mallkimit të këtij vendi që prej 1912. Po shani një nga kompanitë më të mëdha të botës, që po vjen për të investuar në Shqipëri. Jeni bisht i një krijese që mbart mallkim”, tha Rama në Kuvend.
Lexo edhe: “Ju kanë rrahur që këlyshë”, Rama “lëshon” gojën: Jeni bisht i non gratës