Mazhoranca ka votuar sot me 62 vota pro dhe 19 kundër kërkesën për të futur në Kuvend për miratim me procedurë të përshpejtuar projektligjin për Portin e Durrësit.
Për mënyrën e votimit, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj reagoi dhe kërkoi që të deklarohet se kush ka votuar pro këtij projektligji.
Kjo kërkesë irritoi kryeministrin Edi Rama, i cili iu përgjigj opozitës me gjuhë fyese duke iu thënë se janë të pafytyrë.
Lexo edhe: “Edi Rama ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit”, Meta: Po goditem “nën brez”
Rama: Me çfarë kurajoje ti çohesh këtu edhe hedh baltë mbi një personalitet, personalitet, përfaqësues i një prej kompanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipëri si një rezultat i një marrëdhënieje strategjike, prej të cilës po ndërtohen në zonën e Spitallës 2 mijë apartamente dhe falë të cilës këtu në vendin tonë bëhet një investim që nuk është bërë ndonjëherë dhe nuk është imagjinuar ndonjëherë që e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme në Mesdhe. Këtu as nuk u miratuar gjë, duhet të jetë sepse kështu mendojmë ne që duhet të jetë, sepse nuk kemi kohë për të humbur, kemi më shumë se një vit që negociojmë, është një kontratë ku shteti shqiptar merr pjesë me aksione, ju jeni ca të mbaruar, të pafytyrë, njerëz që nuk keni fe, as din e as iman.
Opozita: Turp, turp, turp…
Edi Rama: Çoheni këtu dhe mirë ne, por akuzoni për aferë një nga kompanitë më të mëdha të botës, Jeni ca të pafytyrë, pa din e pa iman, këta jeni ju.
Opozita: Turp, turp, turp të kesh…
Edi Rama: Mos bërtit ti gjel deti i Peqinit dakord se po të kishit ju fytyrë, ju nuk ia bënit Shqipërisë ato që i keni bërë.