11 persona mbetën të plagosur pas të shtënave me armë në një festë pranë Universitetit Jugor të Luizianës. Deri tani, mësohet se dy persona janë arrestuar në lidhje me të shtënat, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Daryl Stansberry, 28 vjeç dhe Miles Moss, 24 vjeç u arrestuan si autorë të dyshuar. Ata akuzohen për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, tha zëvendës shefi i policisë së Baton Rouge, Myron Daniels.
Ai nuk përmendi asnjë arsye të mundshme të sulmit. Hetimi është në vazhdimësi dhe më shumë informacion do të vijë në vijim.
Hetuesit, megjithatë besojnë se ky është një incident i izoluar dhe nuk ka asnjë kërcënim të vazhdueshëm në kampusin e Universitetit Jugor. Policia i kërkoi çdo dëshmitari apo pjesëmarrësi në festë informacione në lidhje me të shtënat.