Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka plagosur një të mitur me thikë për motive të dobëta. Sipas policisë, K. M., 28 vjeç, ka goditur me mjet presës për motive të dobëta, një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet presës, për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia.