Mbizotërimi i vranësirave që do të përfshijë vendin në pjesën e parë të ditës sjell reshje shiu. Herë pas here fenomeni natyror do të vijë dhe në formën e rrebeshit. Pritet që shirat të jenë më të fokusuara në zonat jugore dhe qendrore. Sipas parashikimit të Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë një përmirësim gradual të kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Celibashi dhe Myzyri bllokojnë vulat e KQZ-së, skemë për t’i dhënë Sokol Topçiut 800 MLN lekë
Ilirjan Celibashi dhe Jonaid Myzyri, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik janë duke bërë një lojë me tenderin e vulave...