Misteret e një dosjeje që policia “ngatëroi” provat/ Bie akuza e armës pa lejë për Renaton e Tepelenës, në gjyq miku i tij – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misteret e një dosjeje që policia “ngatëroi” provat/ Bie akuza e armës pa lejë për Renaton e Tepelenës, në gjyq miku i tij

08:03 | 14/10/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

Elton Qyno
Një nga emrat e njohur të botës së krimit në vend, siç është Andrea alias Renato Çaushi, ka mundur ti shpëtojë ndjekjes penale dhe të kapërcejë hendekun e Drejtësisë së Re Shqiptare.
Kjo është hera e dytë që Çaushi, përmes mekanizmave policorë në komisariatin e Sarandës dhe ekspertizave të policisë shkencorë, arrin të shmangë akuzat e prokurorisë së Shtetit.
Hera e parë, kur ai la prokurorinë me “gisht në gojë”, ka ndodhur pikërisht në operacionin e koduar “Viluni”, një dosje kjo e hetuar nga prokuroria Italiane dhe ajo e Krimeve të Rënda, por që Çaushi doli nga burgu përmes vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
E mandej akuzat ndaj tij për përfshirjen në trafik droge ranë.
Çaushi, i cili u arrestua në Sarandë në 13 nëntor 2021 në një operacion në heshtje nga komisariati i Sarandës, rezulton të jetë “zhveshur” nga akuza e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Kjo akuzë është hequr nga supet e Renatos, duke u transferuar në shpinën e një personi tjetër të quajtur Eugert Bakalli 38-vjeç nga qyteti i Fierit. Ky i fundit shok i Renatos së Tepelenës.
Me rënien e akuzës tashmë Renato, rimer mbrapsht dhe 50 milion lekë të vjetra, të mbyllura në një bankë të nivelit të dytë si garanci pasurore për të dalë nga burgu.
I skeduar nga policia kriminale si person që meret kryesisht me kultivimin e trafikimin e lëndëve narkotike, Renato ka dalë “Kristal” nga kjo ngjarje kriminale, pasi tashmë prokuroria e Sarandës, ka çuar në gjykatën e qytetit, kërkesën për pushimin e akuzës dhe njëherësh ka marë zyrtarisht të pandehur, fierakun Eugert Bakallin.
Bakalli, sipas akuzës ka rezultuar të jetë personi që ka pasur armën pistoletë 9 milimetërshe “Sig Sauer SP 2022”.
Kjo pasi nga ekspertimi biologjik që i është bërë armës, ka rezultuar se në pistoletë është gjetur një njollë biologjike, e cila teksa është analizuar ka dalë në përfundimin se kjo njollë i përket Eugert Bakallit.
Por le ta marim me rradhë, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Në 13 nëntor 2021 gjatë një ndërhyrje policore për mbylljen e aktivitetit të lokaleve, gjatë orëve të natës për shkak të kufizimeve të pandemisë, në lokalin “Ekualipsi”, është ndaluar shtetasi Andrea alias Renato Çaushi.
Pas prezantimit me thirrjen “…Policia për kontroll…”, në vijim, forcat policore kanë vazhduar me kontrollin fizik të personave dhe më pas… me kontrollin e vendeve të lokalit.
Gjatë atyre çasteve është vënë re se: “…një nga personat e ndodhur në lokal mbante një çantë në pjesën e poshtme të sqetullave…”.
Ky person “…pasi i është kërkuar që t’i nënshtrohet kontrollit të çantës…, ka refuzuar dhe në përpjekje e sipër, ka tentuar t’i largohej kontrollit, ku si rezultat ka shkuar në anën e jashtme të lokalit….”.
Por ky largim ka qenë pa rezultat pasi pak metra më tej është bërë kapja në flagrancë e personit dhe shoqërimi i tij në ambientet e komisariatit….
Personi në fjalë rezulton të jetë shtetasi Andrea Çaushi, i cili, gjatë largimit të tij, sapo ka shkuar në anën lindore të shkallëve të lokalit ka nxjerrë nga çanta një send, ku në dukje dukej armë pistoletë dhe e ka flakur në pjesën e sipërfaqes së verandës së një biznesi ngjitur me lokalin “Ekualipsi”.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është bërë e mundur të gjendet mbi sipërfaqen e betonit një armë zjarri e llojit pistoletë, e cila kishte një krehër në folenë e krehërit me 13 fishekë.
Nga këqyrja më e hollësishme e kësaj arme u konstatua gjithashtu se kjo armë gjendej e vendosur në siguresë dhe se pjesët e lëvizshme të saj funksionojnë normalisht ende dhe sot.
Momenti i arrestimit dhe konstatimit të armës është shoqëruar me procesverbal nga punonjësit e policisë që ishin në aksion dhe e eskpertit të krimeve në Komisariatin e Sarandës.
Për episodin e dinamikës së arrestimit me armë në çantë dhe hedhjen e saj në verandën e lokalit, kanë firmosur 12 policë Redis Dalipaj, Kristi Prifti, Renato Yzeiraj, Albi Likaj, Marjo Hania, Orest Sinani, Alban Gjinika, Eridian Lame, Enea Abedini, komisar Mehmet Çeli, nën/komisar Edilion Kolagji dhe nën/komisar Sidrit Madhi.
Ndaj Renatos, ka nisur procedimi penal numër Nr.751 për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, ndërsa gjyqtari i Sarandës Datmir Ndreu, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për të arrestuarin.
Renato, ka pretenduar se arma nuk është e tij dhe për pasojë ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Në gjykatën e Apelit Gjirokastër, gjyqtari i çështjes Sokol Pine, ka vendosur në 1 dhjetor 2021 lirimin nga burgu të Renato Çaushit, në këmbim të 50 milion lekë të vjetra të ofruara nga i arrestuari në formën e garancisë pasurore.
Lirimi i Renatos, me sa duket solli dhe metamorfozën e provave të cilat ndryshuan në ambjentet e komisariatit të Sarandës rënjësisht.
Ndryshoi fakti që çanta që mbante Renato në pjesën e sqetullave nuk ishte e tija.Çanta i përkiste një personi tjetër, i cili brenda në çantë kishte portofolin dhe brenda portofolit patentën e makinës në emër të tij dhe jo të Renatos.
Doli që arma tip pistoletë dhe karikatori me 13 fishekë, nuk kishin asnjë gjurmë daktiloskopike gishti dhe biologjike të Renato Çaushit,por të një personi tjetër.
E habitshme se si nuk mund të jetë lënë asnjë gjurmë gishti, në një kohë që policët në operacion kanë pasqyruar në procesverbale, se Renato, ka nxjerë armën nga çanta dhe e ka hedhur në verandën e lokalit.
E gjitha kjo metamorfozë provash, ka ndodhur pikërisht nën hundën e shefit të komisariatit Sarandë, Klodian Kondi, specialistëve të krimeve në komisariatin Sarandë dhe ekspertëve biologjikë të Policisë së Shtetit.
Ekspertiza biologjike, ka nxjerë se faktorët biologjikë të konstatuar në sipërfaqen e armës tip “Sig Sauer SP 2022”, i përkasin një personi tjetër që quhet Eugert Bakalli nga Fieri dhe jo Renato Çaushit të Tepelenës.
Për shkak të kësaj ekspertize, të kryer nga laboratori i Policisë së Shtetit, prokuroria e Sarandës, ka kërkuar në 12 Maj 2022 arrestimin e Eugert Bakallit, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Gjykata e Sarandës, ka vendosur në mungesë masën e “arrestit në burg” dhe pas arrestimit të tij në Fier në 26 Maj, Bakalli është lënë në masën e “arrestit në shtëpi”.
Sot çështja penale me nr.751 ka ndryshuar të akuzuarit dhe të arrestuarit. Ku Renato s’ka asnjë akuzë dhe s’rezikon asgjë.
Ndërsa miku i tij Eugert Bakalli, është nën akuzë dhe rrezikon një dënim nga 5 deri në 7 vite burgim për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve”.
Policia e Sarandës në lartësinë e duhur….

Etiketa: Kryesore1

Të Lidhura

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

nga 27
10:32 | 16/05/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor i ka  marrë jetën një të riu 19-vjeçar shqiptar në Itali, mbrëmjen e së premtes,...

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

nga 27
10:22 | 16/05/2026
0

Nga Gabriela Raudales, HCH TV   Një drejtues i lartë policor në Ekuador ka paralajmëruar për praninë në rritje të mafieve...

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

nga 27
09:50 | 16/05/2026
0

SPAK ka firmosur një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare, duke i kërkuar të paraqitet për të dëshmuar...

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

nga 27
09:46 | 16/05/2026
0

Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pse...

Para
E rëndë/ Pesë të vdekur nga të shtënat me armë, mes tyre një polic

E rëndë/ Pesë të vdekur nga të shtënat me armë, mes tyre një polic

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

10:32 | 16/05/2026
Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

10:22 | 16/05/2026
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

09:50 | 16/05/2026
Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

09:46 | 16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

09:28 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –
  • Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –
  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –
  • Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –
  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –
  • Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com