“Është ministri që ndërmjetëson me vrasës me pagesë në zyrën e Ministrit të Brendshëm dhe rezidencat qeveritare, ky që i jep makinën personale trafikantëve të drogës”
Frymëzuesi dhe mbështetja e bandave dhe banditëve, e ka cilësuar kryetari i PD-së Lulzim Basha, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në një deklaratë për mediat, lidhur me ngjarjen e Elbasanit, Basha tha se këto ekzekutime nuk janë larje hesapesh siç pretendon qeveria, por sipas tij, janë produkt i klimës së krijuar në vend, ku kriminelët, banditët, bandat, gjobëvënësit, trafikantët dhe vrasësit kanë njohje, lidhje, mbështetje, kanë Ministrin.
“Ndaj lëvizin lirshëm, mbajnë uniformnë e policisë së shtetit, vrasin dhe ekzekutojnë pa asnjë pengesë, pa ju hyrë gjemb në këmbë. Si për tu kujtuar gjithë shqiptarëve se në qeverisjen e Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit, krimi ndihet dhe është çdo ditë në pushtet. Kjo situatë kritike për rendin dhe sigurinë është produkt i ortakërisë së qeverisë Rama me krimin, ortakërisë së Sajmir Tahirit me Habilajt, Shullazët, emërimit të dhjetra kriminelëve dhe trafikantëve në poste të larta, në shtet dhe polici. Ky Ministër që ndërmjetëson me vrasës me pagesë në zyrën e Ministrit të Brendshëm dhe rezidencat qeveritare, ky që i jep makinën personale trafikantëve të drogës, ky që e ka mbërthyer trupën e policisë së shtetit me persona të inkriminuar që ua ka vënë në krye, ky që vendos forcat operacionale dhe speciale në dispozicion të Shullazit, ky që u shfaqësohet në telefon baronëve të drogës kur kapen nga shërbimet partnere se nuk e kanë prej tij, ky që djeg provat në laborator për interesat e bandave të narkotrafikut, ky palo Ministër është fakt që frumëzon, inkurajon, i jep zemër dhe krah krimit dhe kriminelëve që të godasin me armë në dorë ditën dhe natën. Ky Minisitër e ka tradhëtuar policinë, interesin publik dhe qytetarët. Bën tendera uniformash me miliona euro, shfaqet si dizenjator me kufje në vesh, por krimi godet pikërisht me uniformën e policisë. Masakra e Elbasanit ndryshoi mbrëmjen e çdo qytetari teksa ndiqnin në ankth dhe tronditje raportimet e medias, vetëm Sajmir Tahiri nuk ishte në ankth dhe tronditje, 45 minuta pas masakrës kur bilanci i ngjarjes sa vinte e rëndohej, ky dordolec publikoi videoselfie me militantët e partisë së tij, perversitet, cinizëm dhe arrogancë e pakufi. Çdo ditë më shumë e Sajmir Tahirit në krye të rendit është festë për bandat, dramë dhe tragjedi për familjet shqiptare. Ai duhet të largohet menjehërë nga detyra, sot, tani, të largohet dhe të vihet para drejtësisë për lidhjet e tij me bandat, krimin dhe trafiqet”, tha Basha.