Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Itali. Një shqiptar humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti në Brescia. 55- vjeçari ishte pasagjer në një automjet, u përplas nga një fugon.
Identiteti i tij nuk bëhet i ditur ka gjetur vdekjen në vend. Sipas informacioneve të deritanishme, makina e cila po udhëtonte drejt Iseos u përplas me fugonin që vinte në drejtim të kundërt.
“Ai nuk mori kthesën, por shkoi drejt”, tha një dëshmitar, duke iu referuar shoferit të fugonit. Tre ambulanca nxituan për në vendngjarje, por fatkeqësisht shqiptari nuk mundi të mbijetonte. Burimi: Primabrescia.it