Një grup qytetarësh të ndërgjegjshëm morën lavdërime të shumta në rrjetet sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi dolën nga automjetet e tyre për të ndihmuar një grua që papritur kishte humbur ndjenjat në timon dhe makina e saj rrëshqiste jashtë kontrolli në rrugë.
Ngjarja e rëndë ndodhi muajin e kaluar në një kryqëzim të mbushur me makina pranë plazhit Boynton Beach, Florida, një zonë mjaft e populluar dhe që ka lëvizje të shumta.
Pamjet janë publikuar së fundmi në rrjet, ajo që bie në sy është gatishmëria e njerëzve për t’i ardhur në ndihmë zonjës e cila u identifikua më vonë si Laurie Rabyor. Ajo tha se kishte probleme me zemrën dhe tensionin e gjakut. Ajo u shpreh se kishte tentuar të ndalte makinën por nuk ia kishte dalë dot.
Personi i parë që doli për të dhënë alarmin ishte një grua që po drejtonte makinën përkrah saj, e cila shihet në video duke vrapuar e alarmuar ndërkohë video është vlerësuar si frymëzim uniteti mes banorëve.