Në një intervistë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se ligji i dekriminalizimit është bërë vetëm për personat të cilët kanë një dënim gjykate. Bylykbashi tha se ligji po përdoret nga PS për qëllime të dyfishta, dhe në këtë rast është për të larguar kundërshtarët politikë, pasi sipas tij nuk kanë mënyra tjera. Ai theksoi se duhet të rikthejmë ligjin e lustracionit të vitit 2008.
“Unë kam parë projektin që ka sjellë Balla, mesa duket s’ka kuptuar gjë as në atë kohë kur pretendonte se ishte një nga negociatorët e atij ligji. Ai ligj është bërë vetëm për personat të cilët kanë një dënim gjykate, ndërsa ato që po bëjnë ata ka qëllime të dyfishta. Njëri prej tyre është të vrasin ligjin e dekrominalizimit, ta bëjë të papërdorshëm, ta bëjë anti-kushtetues dhe të thyeshëm. E dyta, të sjellësh një lustracion, pa të fshehësh lustracionet e ligjit të dekriminalizimit nga ana tjetër vret këtë lustracion. Jo ne themi gjë tjetër, rikthejmë ligjin e vitit 2008, ligjin e lustracionit, korrigjojmë ato çështje që Gjykata Kushtetuese i shpalli anti-kushtetuese, dhe bëjmë një ligj më vete për lustracionin, jo atë që bën PS. Sigurisht që duhet të nënvizojmë dhe një fakt tjetër, që sa e besueshme është një ligj lustracioni që vjen nga PS, trashgimtarja e asaj që prodhoi në zyrën e komunizmit dhe krimet e komunizmit, për të kuptuar se sa me moral e bën, por është dhe ajo që e goditi në vitin 2008 sepse nuk e donte ligjin e lustracionit. Përtej kësaj, çështja që shtrohet është se përse ne kundërshtarin politik duhet ta heqim patjetër me instrumente që nuk është vota, sepse e dimë që nuk kanë instrumente të tjerë, e dinë që janë duke humbu” – u shpreh Bylykbashi.
Bylykbashi theksoi se sipas ligjit të dekriminalizimin thuhet se askush nuk pranohet të hiqet nga parlamenti dhe të pengohet nëse nuk ka një vendim përfundimtar të dënimit penal.
“Shtrojmë një çështje tjetër, përmendët “Non Gratën”. Ka një rekomandim të pastër të OSBE-ODIHR, i cili thotë se të gjithë dispozitat ligjore në ligjin e dekriminalizimit, thuhet se nuk pranohet të hiqet dikush nga parlamenti apo të pengohet të garojë nëse nuk ka një vendim përfundimtar të formës prerë për dënim penal. Kjo është betejë e kotë, një shoshë për të krijuar një tollovi, por mbetemi te ajo, po duhet të bëjmë një ligj për lustracionin”- tha ai.