Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë nisur një kundër ofensivë ditën e sotme në jug të vendit. Bëhet me dije se ata kanë kryer një sulm mbi fabrikën Beryslav, ku forcat ruse riparonin makinerinë e tyre luftarake dhe që gjendet në rajonin e Khersonit. Sipas mediave ukrainase, pushtuesit po riparonin atje pajisjet e tyre me të cilat po kryejnë sulme mbi civilët Ukraina. Në një video shihet duke dalë tym i zi nga fabrika, pas bombardimeve që i kryen ukrainasit.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur, ndërsa Kievi ka konfirmuar se ka filluar kundërofensivën në atë rajon. Madje ata janë zotuar se do të rikthejnë kontrollin në jug të vendit, ku nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë kontrollohet nga ushtria e Putinit. Kievi gjithashtu ka konfirmuar se ushtria ukrainase ka përgatitur në detaje kundërofensivën, me qëllim që të dobësojë ushtrinë rus.
Lajmi për kundërofensiven u konfirmua disa minuta më vonë në një konferencë. Rusia pushtoi pjesë të Ukrainës jugore në fazën e parë të pushtimit të saj më 24 shkurt. Ukraina është zotuar për javë të tëra për të kryer kundërsulm të madh për të rimarrë jugun dhe ka përdorur armë me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor për të goditur linjat ruse të furnizimit.
Humenyuk tha se sulmet e fundit të Ukrainës në rrugët logjistike jugore të Rusisë kishin “dobësuar pa dyshim armikun”, duke shtuar se më shumë se 10 depo municionesh ruse ishin goditur gjatë javës së fundit. Megjithatë, ajo nuk pranoi të tregonte më shumë detaje rreth ofensivës së re. Udhëheqësi rajonal i Krimesë i emëruar nga Moska, Sergei Aksyonov, hodhi poshtë pohimin ukrainas për një kundërofensivë në rajonin e Horsonit, të cilin e quajti të rremë, duke pretenduar se forcat ukrainase kanë pësuar humbje të mëdha në jug dhe vende tjera.