“E kishim pjesë të programit të PS-së para se të fitonim zgjedhjet, por e përfshimë edhe në programin e qeverisë”
“Kjo është një farsë e pashembullt në vazhdën e farsës së PD-së”. Kështu i është përgjigjur kryeministri Rama, ftesës së kryetarit të opozitës për të votuar sot byronë Kombëtare të Hetimit. Në fjalën e e tij në parlament, Rama tha se Byroja e Hetimit ka qënë pjesë e programit të PS-së para se të fitonte zgjedhjet, por dhe në programin e qeverisë shqiptare. “Jeni pa bojë nuk keni asnjë lloj boje në raport me të vërtetën. Ju ka rënë çdo cifël boje dhe nuk keni marrë asnjë masë për të ripërsëritur PD që u shpartallua dhe u rishpartallua në 2015. Po ju them se në 2017 do të shpartalloheni si nuk jeni shpartalluar më parë”, tha Rama.
Kryeministri mbrojti Policinë e Shtetit përballë sulmeve të opozitës lidhur me masakrën e një dite më parë në Elbasan.
“Sa i takon betejës së policisë. Kam vetëm një lutje. Vazhdoni të bëni çdo ditë në fletë rrufe kundër policies. Është publiciteti që i bëni më mire. Jeni një grup pa asnjë vision program apo sens drejtimi dhe të ardhmes vetëm recitoni banaliteti që ju a vënë në gojë. Ju tregojnë përralla ata që i keni mbi krye. Citoni përrallat e tyre. Bryoja është pjesë e procesit që doni s’doni ju është përpara. Ju do vini ta voton refomën në drejtësi dhe do gëlltisni dhe do bëni sikur nuk keni nxjerrë ndonjëherë ato budallalliqe”, tha Rama.