Në një postim në facebook, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë të ditur se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në shtator situatën se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë institucionin me praninë dhe gjuhën e tij.
Balla krahas shënimit të tij në rrjetin social facebook ka publikuar dhe një foto të Sali Berishës përkrah udhëheqësit komunist Enver Hoxha.
“Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij” – tha Balla.