Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Mësohet se një 73-vjeçar është dhunuar fizikisht nga partnerja e tij ukrainase.
Sipas mediave greke, çifti ishte njohur online, dhe pasi kishin filluar të bashkëjetonin, 52-vjeçarja kishte filluar ta “bezdiste” të moshuarin pasi ishte e alkoolizuar.
Kështu, ai i kishte kërkuar asaj që të largohej nga banesa e tij, por këtë vendim ukrainasja nuk e ka pritur aspak mirë, duke iu kthyer e duke e dhunuar me shkelma e grushte, duke e kërcënuar madje se edhe do ta vrite.
Ngjarja është bërë publike, pasi i moshuari i është drejtuar policisë për ta denoncuar. Pasi policia ka shkuar për ta arrestuar gruan, ajo iu është kundërvënë edhe atyre fizikisht, aq sa është dashur ndërhyrja e disa peronave për ta neutralizuar.