Pandeli Majko, kryeministri rezervë i socialistëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandeli Majko, kryeministri rezervë i socialistëve

20:13 | 22/08/2016
në Uncategorized
0
Deputeti i PS, Pandeli Majko, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Pandeli Majko, during a parliamentary session.

Deputeti i PS, Pandeli Majko, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Pandeli Majko, during a parliamentary session.

“Në PS nuk kam qënë thjesht dhe vetëm zgjedhje, por edhe zgjidhje….” 

Pandeli Majko, është një ndër politikanët më me përvojë në grupin parlamentar të PS-së, por edhe më gjerë. Një politikan i parë, por dhe i vetëofruar, si një zgjidhje konsensuale në momente të rëndësishme krizash politike brenda së majtës.

Ka hyrë në politikë në moshë të re, kur sapo kishte përfunduar universitetin. Ishte një ndër studentët e dhjetorit që më pas u angazhuan në themelimin e forumit rinor socialist, FRESSH. Majko si shumë të rinj socialistë të asaj kohë, bashkë me Ilir Metën, u bënë drejtues të kësaj organizate rinore dhe e kthyen atë, në një peshë specifike në PS-në e drejtuar nga Fatos Nano.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Pandeli Majko, during a parliamentary session.

Ky forum, FRESSH, nisi të krijohej si një grup “armiqësor” brenda PS-së, kur u dominua nga Ilir Meta apo bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Pandeli Majko nuk i përkiste atij qëndrimi, ai ishte mbështetës i Fatos Nanos, kryetarit të PS-së. Por koha do të sillte situata të reja për Majkon në raport me dy kundërshtarët e mëdhenj brenda PS-së, Fatos Nano e Ilir Meta. Sa herë ata përplaseshin nëpër luftra të pazakonta brenda një partie, Pandeli Majko ishte aty për të zënë vendin e secilit që zhvillimet i diktonin largimin si kryeminsitër. Në këtë mënyrë Pandeli Majko u kthye në kryeministrin rezervë të socialistëve në vitet e qeverisjes 1997-2005.

Aktualisht, nuk duket të jetë i përjashtuar përshkallëzimi i krizës politike  brenda mazhorancës. Një situatë e tillë mund të kërkojë sërish një zgjidhje konsensuale. Në një krizë të mundshme, zgjidhja mund të jetë Pandeli Majko apo edhe ndonjë tjetër i ngjashëm i tij. Pak muaj më parë ai dha sërish shenjat e njeriu konsensual, kur u shfaq në media duke pirë kafe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Ishte momenti, kur reforma në drejtësi nuk e kishte marrë rrugën e konsensusit. Ka përvojë të hershme në përpjekjet e tij për të ulur tensionet me opozitën. Është takimi i Majkos me Berishën në vitin 1999 , në një situatë, kur ishte ekstremizuar lufta politike mazhorancë-opozitë kryesisht mes liderëve Nano-Berisha.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur per gazetaret pas nje takimi me deputetin e PS, Pandeli Majko ne hotel Rogner, ku kane diskutuar ne lidhje me Asamblene e NATO e cila do te zhvillohet ne Tirane. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks to journalists after a meeting with lawmaker Pandeli Majko in Rogner hotel, where they discussed about the NATO Assembly which will take place in Tirana.

Ishte koha, kur Pandeli Majko sapo ishte zgjedhur kryeminisëtr i Shqipërisë, në moshën 29-vjeçare. Por, cila është historia e emërimeve dhe dorëheqjeve të tij në krye të qeverisë socialiste në periudhën 1998-2004?

1998/ Majko kryeministër në moshën 29-vjeçare

Në vjeshtën e  vitit 1998, lufta politike mes mazhorancës e opozitës ishte skajshëm e ashpërsuar. Situata e acaruar politike vinte për shkak se  më 14 shtator të atij viti ishte vrarë lideri i dhjetorit, Azem Hajdari, deputet i PD-së dhe themelues i saj. Në këtë situatë të acaruar politike, më 28 shtator 1998, Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Në vend të Nanos, forumet e PS-së zgjodhën kryeministër Pandeli Majkon dhe zëvendës të tij Ilir Metën. Në mesin e shtatorit 1999, Pandeli Majko, shkoi më tej në ambiciet e tij, kandidoi për kryetar të PS. Ilir Meta deklaroi publikisht mbështetjen për kandidaturën e Majkos. Përballë Majkos ishte Fatos Nano, i cili kishte pak muaj që kishte dhënë dorëhqeje nga ky post.

Me slloganin “ne t’birtë e shekullit të ri”, nisi në 9 tetor kongresi i tretë i PS, ku përplaseshin dy grupe kundërshtare grupi Nano dhe grupi Majko-Meta. Në seancën e zgjedhjeve të kongresit, Fatos Nano u zgjodh kretar me 297 vota përkundrejt kandidaturës së Majkos 261 vota. Brenda pak ditësh Pandeli Majko dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Ja si e arsyetoi ai vendimin e dorëheqjes:

Dorëheqja e Majkos 26 tetor  1999

Histori_Dossier-Majko_meta_nano_fiericom_999005406Dëshiroj që nëpërmjet jush t’i drejtohem edhe njëherë opinionit shqiptar e partnerëve ndërkombëtar për të konfirmuar vendimin tim për të dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Shqipëirsë. Ishte një vendim i vështirë, i mbarsur me dilema, në të cilin argumentimi personal kishte fare pak hapësira, por në të njëjtën kohë ishtë një vendim që siç e kam thënë edhe herë të tjera, ishte përpjekje për të qenë pjesë e zgjidhjes se problemit dhe jo vetë problemi.  Mendoj se në këtë krizë me përmasa të shumëfishuara që ditë mbas dite përfshiu politikën shqiptare, problemi nuk kanë qënë emrat e “vjetër” në qeverisjen e vendit, por mentaliteti ende i vjetër, konfiktual e përjashtues që vazhdon të jetë konstante e pandryshuar e politikës shqiptare.

….Të nderuar miq!

Kur mora mandatin për të drejtuar qeverinë e vendit, ndjeja se më mungonin shprehi të caktuara të qeverisjes, por jo vullneti për t’i mësuar ato. Se më mungonte aftësia për të hyrë dhe mbarsur në politikë me politikën e kulisave, por jo vullneti për të mbetur jashtë tyre, se më mungonte llogaria e ftohtë për të hyrë e për t’u bërë pjesë e hesapeve individuale e meskine, por jo vendosmëria për të mbetur jashtë moralit të politikës së hesapeve. Mund t’ju them se Pandeli Majko është i njëjti individ që keni njohur, i vendosur të mos ndryshojë bindjen se në Shqipëri nevojitet më shumë shpirt, dashuri e komunikim në politikë.

Ndaj, duke e konsideruar veten jo palë në kulisat në krizën që përfshiu vendin, por partner në mesin e politikës së moralshme, duke e konsideruar si të domosdoshme vazhdimin e së njëjtës politikë qeverisëse, që përballë politikës që gjeneron konfliktualitet kërkon politikën e  komunikimit, përballë ndarjes kërkon të afrohet bashkëndarja e përgjegjësive përkatëse institucionale, duke rikujtuar moralin e deklaratës sime se do të largohesha nga posti i kryeministrit nëse humbisja në konkurim për postin e kryetarit të Partisë Socialiste.

majko-berishaNë ditën, kur Majko zyrtarizoi dorëheqjen nga kryeministër, kryesia e PS propozoi Ilir Metën kandidat për postin e  kryeministrit. KPD e miratoi kandidaturën e Metës në mbledhjen e parë të saj. Kjo zgjedhje vinte si pasojë e ndryshimit të balancave në betejën elektorale brenda PS-së, në garën midis Majkos e Nanos për postin e kryetarit të PS-së. Meta kishte deklaruar më parë mbështetjen për Majkon, por rezultatet e votimit dëshmuan të kundërtën. Posti i i kryeministrit dukej si shpërblim i Nanos ndaj Metës.

Kur gjithçka dukej se po shkonte mirë për socialistët, pikërisht në shtator të vitit 2001, u rikthye beteja midis kryetarit të partisë Nano dhe kryeministrit Meta. Për shkak të luftës politike, në fund të janarit 2002, Ilir Meta paraqiti dorëheqjen nga posti i kryeministrit duke deklaruar se largohej për të mos pranuar shantazet për të vendosur emra ministrash nën diktatin e kryetarit .

Majko kryeministër për herë të dytë

Pas largimit të Metës, KPD e 6 shkurtit të vitit 2002, i dha votëbesimin Pandeli Majkos për të drejtuar qeverinë. Majko mori 65 vota si kryeministër i Shqipërisë. Në 21 shkurt u miratua qeveria e re me kryeministër Pandeli Majko dhe zvkryeministër Skënder Gjinushi i PSD. Megjithatë, përpjepjet e Nanos për t’u kthyer në postin e kryeministrit nuk u ndërprenë. Kjo për shkak se kishte dështuar në përpjekjet e tij për të marrë postin e Presidentit të vendit, pasi nuk kishte gjetur mbështetjen e duhur në strukturat e partisë, ose më saktë tek grupet brenda kësaj partie. majko 1998Në këto kushte ai nisi të mendojë për t’u kthyer në postin e kryeministrit. Kështu, nisi betejën kundër qeverisë Majko, por kësaj here duke u mbështetur në statut dhe ndryshimet që duheshin bërë, sa i përkiste, çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të kryeministrit me atë të kryetarit të partisë. Nano ngarkoi Gramoz Ruçin të merrej me këtë çështje dhe brenda pak muajsh, gjithçka ishte gati. Komisioni Qëndror i Garancive Staturore në PS, vendosi të bashkojë postin e kryetarit të partisë me atë të kryeministrit, gjë që detyronte Pandeli Majkon të jepte dorëheqje. Kështu, Majko dha sërish dorëheqjen. KPD e 11 korrikut 2002 vendosi njësimin edhe të mandatit të sekretarit të përgjithshmë me atë të kryetarit të grupit parlamentar. Gramoz Ruçi u zgjodh edhe kryetar grupi parlamentar. Në qeverinë e re me Nanon  kryeministër,  u emëruan Ilir Meta zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm, ndërsa Pandeli Majko u emërua ministër i Mbrotjes.  Ja si shpjegon Majko pse e kishte marrë detyrën e kryeministrit e çfarë e detyronte të jepte dorëheqje:

Dorëheqja e Majkos 17 korrik 2002

Nëpërmjet jush kërkoj të bëj me publik vendimin tim politik për të dhënë dorëheqje nga detyra e kryeministrit të vëndit. Ky është një vendim që shpresoj se lejon hapësira për të shmangur dhe zgjidhur me mjete politike, përplasjen në PS, forumet vendimarrëse të së cilës nuk rikonfirmuan mbështejen për kabinetin që drejtova.  Ky vendim imi politik është respektimi i plotë i kësaj vendimarrje partiake….

E mora detyrën, sepse besova se këtë kërkonte nderi i partisë sime dhe nderi im. E mora detyrën sepse forumet drejtuese të partisë time besuan se do bëhesha pjesë dhe protagonist i zgjidhjes së krizës së besimit që na kishte mbërthyer. Besoj se kabineti që drejtova e meritoi këtë besim nano-majkodhe tashmë jam gati të përballem me survejimin dhe verdiktin e opinionit në se në detyrën e kryeministrit isha komponent i krizës apo bashkëzgjidhës së saj. Për të ofruar qytetari, dinjitet dhe partneritet në korrigjimin e arsyeve që akumuluan vazhdimisht krizë në PS dhe personalizim të luftës politike në vend, vendosa të jap dorëheqje. Iki me bindjen se në PS nuk kam qenë thjesht vetëm zgjedhje, por edhe zgjidhje….

..Kaq shumë rrugë për të mbërritur tek e vërteta, por e vërteta është vetëm një. Për të respektuar të vërtetën time vendosa të jap dorëheëjen. Ndaj, duke konsideruar se ndeshjet e të gjitha llojeve dhe përjashtimi e përplasja mes shqiptarëve janë të destinuara të prodhojnë vetëm humbës, duke konsideruar vijimësin tonë në një qeverisje  të suksesshme, derivat i besimit të njëpasnjëshëm të votuesit shqiptar, duke konsideruar se në këtë mënyrë i hap rrugë një procesi emancipimi politik të vetë PS, vendosa të jap dorëheje nga detyra e kryeministrit. Vendosa të bëj një gjest të tillë vetëm mbas shuarjes së buçimës së topave në ceremoninë e kalimit të pushtetit presidencial në shenjë respekti për institucionet dhe vullnetit të votuesit  shqiptar, prej nga ato rrjedhin.

Më lejoni që në përfundim të falenderoj të gjithë miqtë dhe kundërshtarët e qeverisje sime, optimistët dhe skeptikët, mbështetësit dhe kritikuesit e saj, të falenderoj punonjësit e medias, më lejoni gjithashtu të shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributet e dhëna, por edhe ato të munguara.

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, duke dale nga nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker, Pandeli Majko, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Ish Kryeministri, Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, deputetet e PS, Pandeli Majko dhe Namik Dokle, gjate nje pritje festive me personalitete shteterore me rastin e 8 vjetorit te festes se Pavaresise se Kosoves. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, Parliament Speaker Ilir Meta, lawmakers, Pandeli Majko and Namik Dokle, during a festive reception with state dignitaries on the occasion of the 8th anniversary of the feast of the Independence of Kosovo.

Etiketa: Doreheqjet e MajkosFatos NanoIlir MetaPandeli Majko

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
A jeni të rrezikuar nga melanoma?

A jeni të rrezikuar nga melanoma?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com