Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin që lidh Vlorën me bregdetin e Jugut, pranë Llogarasë.
Një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”.
Bëhet e ditur se drejtuesi dhe pasagjeri i “Mitsubishit”, po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Përplasja e dy automjeteve ka paralizuar trafikun në këtë segment rrugor, mjaft të frekuentuar nga pushues që zgjedhin bregun e Jugut.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.