Nëse gjatë javës bëjnë protesta, konferenca dhe anagazhime të tjera kundër qeverisë, dy liderët e opozitës janë “arratisur” nga zhurma e kryeqytetit këtë fundjavë. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zgjedhur detin, ndërsa ai i Partisë Demokratike, Sali Berisha, malin. Sali Berisha ka publikuar një foto në mal, krahas së cilës shkruan: “Mirëmëngjesi miq, ju uroj një të diel të mbarë”.
Ndërsa, Ilir Meta, krahas fotos së publikuar në det, shkruan: “Mirëmëngjesi miq! Uroj një të diel të freskët dhe ripërtëritëse për të gjithë”. Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë folur për një aksion të përbashkët opozitar, që ka për qëllim zhdukjen e korrupsionit dhe largimin e qeverisë Rama.
Në një konferencë për mediat disa ditë më parë, Meta deklaroi se do të bashkëpunonte ngushtë me Berishën. Nga ana tjetër, Berisha e ka cilësuar Metën një opozitar të vërtetë.