Protesta për vrasjen e 7-vjeçares në Potem të Himarës e ditës së sotme, ka shërbyer që të bëhen bashkë publikisht Berisha dhe Meta.
Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i janë bashkuar sot protestës qytetare të thirrur në rrjetet social në shenjë revolte për vrasjen me skaf të Jonadës së vogël nga polici Arjan Tase.
Kujtojmë se protestuesit u mblodhën si fillim para Ministrisë së Brendshme, më pas i janë drejtuar kryeministrisë, ku kanë ndezur edhe qirinj.