Ndërkohë që situata është tensionuar që ditën e djeshme në veri të Kosovës, më në fund ka ardhur edhe reagimi i vonuar i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Olta Xhaçka tha se aktorët e këtyre sulmeve duhet të mbajnë përgjegjësi. Ajo thekson se Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj, ndërsa partnerëve ndërkombëtarë i bën thirrje që të që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës.
“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA& BE është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës. Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës” – thuhet në reagim.