Ish-presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili reagoi për herë të parë pas fjalëve se Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Meta ka ndarë në rrjetin social Facebook foto nga një shkrim në revistën “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku karikaturat janë bërë nga Rama.
Pak minuta më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama reagoi se Meta dhe Sali Berisha po sulmojë dhe shantazhojnë Autoritetin e Dosjeve. Në reagimin e gjatë kryeministri tregon sesi në kohën kur PS dhe LSI bashkëpunonin dhe pikërisht Ilir Meta i kishte propozuar që në krye të Autoritetit të Dosjeve të vendosej Genta Sula.
Ndër të tjera, Rama shton se nuk e ka parë vetë dosjen, por nënvizon se në shkresën e Autoritetit të Dosjes theksohej se “Politikani ‘I.M’ është i njëjti me atë që doli nga Presidenca pak ditë më parë”.