Gjatë fjalës së tij sot në takim me grupin e negociatorëve, kryeministri Edi Rama ka folur për kryenegociatoren e re. AI tha se ditën që u bë publik emri i saj shumë njerëz i shkruanin që nuk e njohin, madje as në Google nuk iu dilte emri i saj. Por, Rama tha se Majlinda është nga ata njerëz që vërtet nuk dalë shpesh në sipërfaqe por ka dhënë gjithmonë një kontribut të madh, duke theksuar se pa punën e saj Administrata nuk do të funksiononte.
“Vendosja e kryenegociatore të re nënvizon ndryshimin e marrëdhënieve mes nesh dhe BE. Mazi bëri një punë të lavdërueshme, diplomatike, duke qenë një krah i rëndësishëm në këtë proces, deri në momentin kur u vendos që negociatat të hapen formalisht. Më bëri përshtypje dikush kur doli emri i kryenegociatores, se ‘s’më doli në gogle’. Ka shumë njerëz në administratën tonë që s’i gjen në gogle por që pa ta nuk do të funksiononte administrata jonë. Janë pjesë e palcës së shtetit”, tha ai.
Ndërsa kujtojmë se Majlinda Dhuka u emëruar pak ditë më parë kryenegociatore dhe mandati i saj u dekretua nga presidenti i ri Bajram Begaj.