ShBA-ja kundërshton Listën Serbe për mbështetjen që i ka dhënë nënkryetarit të këtij subjekti politik Milan Radojçiq, i cili është i kërkuar nga autoritetet kosovare. Në një deklaratë publike, një zyrtar i lartë amerikan, ka thënë se janë në dijeni për deklaratat e fundit të Listës Serbe për Milan Radojçiq dhe ka sjellë në vëmendje se, ai është i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit të shtetit amerikan për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional.
“Ne jemi në dijeni për deklaratat e fundit për Milan Radojçiq. Milan Radojçiq është sanksionuar nga qeveria amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, thuhet në këtë përgjigje për Klan Kosovën. Por, nga Lista Serbe nuk ka akoma një reagim zyrtar.