Një 57- vjeçare ka humbur jetën sot pasi u përplas nga një motorr në fshatin Shtepanjë të Elbasanit.
Gruaja me iniciale B.Xh u përplas ndërsa ecte në rrugë.
E plagosura u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit por si pasojë e plagëve të rënda nuk mundi të mbijetojë, duke ndërruar jetë në spital.
Policia vuri në pranga drejtuesin e motorrit, Ardit Lazja, 31 vjec, banues ne fshatin Cingar të Gramshit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.