Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar, pasi një ditë më parë ka goditur disa herë me thikë kunatën e tij 50 vjeçare. Arrestimi u krye mëngjesin e sotëm në ishullin Sitia.
Mbi shqiptarin rëndon akuza e tentativës së vrasjes.
Sipas policisë helene, mesditën e djeshme (13 gusht), shqiptari i quajtur Ilo Senja ka hyrë në një dyqan ku gruaja punonte si sanitare duke e goditur disa herë me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gruaja u dërgua me urgjencë në spitalin e Sitia-s.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...