• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia greke vret të riun shqiptar

15:20 | 14/08/2016
në Uncategorized
0

 

 

Lexo edhe

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

Ngjarja mbahet e fshehtë për dhjetë ditë, viktima është 28-vjeçari, Pëllumb Marnikollaj. Familjarët e vkitimës kërkojnë nga  Ministria e Jashtme e vendit tonë dhe ambasada shqiptare në Greqi që të zbardhin rrethanat e vdekjes së familjarit të tyre

I riu lezhian, Pëllumb Marnikollaj, është dhunuar për vdekje në mjediset e rajonit të policisë “Kato Patisia” në Greqi. Ngjarja ka ndodhur dhjetë ditë më parë por autoritet greke kanë mbajtur të fshehtë atë.

28-vjeçari, Pëllumb Marnikollaj jetonte si emigrant në  Greqi dhe ishte arrestuar për vjedhje, duke bërë 8 vite burg. Prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhënë një mase më lehtësuese, detyrim paraqitjeje. Me datë 3 gusht në orën 20:00,  të mbrëmjes, shqiptari është paraqitur në rajon, por nuk ka dalë më i gjallë nga aty. Policia e ka dërguar të vdekur në morgun e spitalit “Erithros Stravros” Athinë, duke deklaruar se i riu shqiptar ka rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit.

Rastësia ka bërë që pak minuta para se të futej në rajon, Pëllumb Marnikollaj të telefononte një shokun e tij. Gjatë bisedës i ka thënë se do ta ritelefononte pasi të firmoste paraqitjen në rajonin e policisë. Miku i 28-vjeçarit ka pritur telefonatën që nuk ka ardhur më.

Pasi i riu nuk është bërë i gjallë, miq dhe familjarë janë interesuar për humbjen e kontakteve të tij. Avokati i cili ndiqte çështjen penale të Pëllumb Marnikollajt, ka refuzuar të flasë me shokët e të ndjerit, duke thënë se ishte me pushime. E gjithë kjo situatë e paqartë ka vënë në alarm familjarët e të riut nga Lezha, ndërsa vëllai i tij ka udhëtuar drejt Athinës në kërkim të gjurmëve të vëllait të zhdukur. Pas shumë kërkimeve dhe përmes një avokateje është gjetur trupi i të riut fatkeq në frigoriferin i varrezave “Agio Anargioro”, gati për tu varrosur duke u klasifikuar si një kufomë pa identitet.

Fillimisht drejtuesit e varrezave kanë refuzuar të tregojnë trupin , të cilit i ishte bërë autopsia pa praninë e prokurorisë , grupit hetimor, familjarëve apo avokatit , por vetëm me urdhër të policisë greke. Miqtë e tij rrëfejnë për “Realiteti Neës” se trupi ka pasur shenja të dukshme të një dhune monstruoze . Pasi drejtuesit e varrezave janë ballafaquar me familjarët dhe miqtë, ato kanë thënë se trupi është sjelle i vdekur dhe ai do i dorëzohej familjarëve me kushtin e vetëm, që të mos kishte denoncime dhe çështja të varrosej bashkë me të.

Familjarët në gjendje shoku kane tërhequr kufomën e të riut nga dhoma frigoriferike e varrezave. Trupi mbërriti në Shqipëri, ndërsa në familjen Marnikollaj në Rrilë të Lezhës janë hapur dyert e mortit. Kanë qenë miqtë e viktimës, të cilët kanë shkuar në rajonin e policisë duke kërkuar pamjet filmike të hyrjes dhe daljes së shqiptarit, pamje të cilat janë të zhdukura nga çdo server.

Ato kërkojnë nga Ministria e Jashtme e vendit tonë dhe ambasada shqiptare në Greqi që rrethanat e vdekjes të Pëllumb Marnikollaj të zbardhen. Diplomacia shqiptare nuk duhet të mbyll sytë dhe gojën para akteve barbare të dhunës ndaj shtetasve shqiptarë, aq më shumë kur bëhet fjale për vdekjen e një të riu brenda një rajoni policie në shtetin fqinj. Gazeta shqip

Të Lidhura

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

nga 27
23:27 | 21/03/2023
0

Gjumi i mirë është jetik për ruajtjen e shëndetit të mirë mendor dhe fizik. Këto janë disa nga faktet më...

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

nga 27
23:15 | 21/03/2023
0

Kiara u surprizua nga vëllai saj i vogël. Ajo kishte mundësinë të fliste me kamera me të, përmes ekranit që...

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

nga 27
23:03 | 21/03/2023
0

Nëse do të duhej t’i ndanim gratë në kategori sipas parfumit të tyre, atëherë ndoshta do ta bënim kështu: ato...

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

nga 27
23:01 | 21/03/2023
0

Shkëputja e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit, e cila ndodhi një ditë pas daljes së Sabianit nga shtëpia, ka qenë...

Para
Prokurorët që po merren me “Dosjen e Shefave”

Prokurorët që po merren me “Dosjen e Shefave"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

23:27 | 21/03/2023
Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

23:15 | 21/03/2023
3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

23:03 | 21/03/2023
Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

23:01 | 21/03/2023
VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

22:57 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –
  • 3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –
  • Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –
  • VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –
  • EMRI/ Akuzohet për vrasje, drejtësia belge e dënon –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com