Prokurorët që po merren me “Dosjen e Shefave” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurorët që po merren me “Dosjen e Shefave”

09:41 | 15/08/2016
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije për Insajder se tashmë kanë identifikuar tri vepra penale që rëndojnë mbi nënkryetarin e PDK-së, Adem Grabovci dhe zyrtarë tjerë. Këto vepra janë: shpërdorim i pozitës zyrtare e dënueshme deri në pesë vjet, ushtrim i ndikimin – e dënueshme deri në tetë vjet dhe cënimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i ka ngarkuar dy prokurorë të Prokurorisë Speciale dhe një nga zyra e tij që të shqyrtojnë përgjimet telefonike të Adem Grabovcit dhe zyrtarëve tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe institucioneve tjera shtetërore.
Prokurorët specialë, Drita Hajdari dhe prokurori Elez Blakaj, së bashku me prokurorin e Shtetit, Lulzim Sylejmani po analizojnë përgjimet telefonike për të parë se a ka elemente të veprave penale në to, ka mësuar Insajderi.
Brime nga Prokuroria i kanë thënë Insajderit se tashmë kanë identifikuar tri vepra penale që rëndojnë mbi nënkryetarin e PDK-së, Adem Grabovci dhe zyrtarë tjerë. Këto vepra janë: shpërdorim i pozitës zyrtare e dënueshme deri në pesë vjet, ushtrim i ndikimin – e dënueshme deri në tetë vjet dhe cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.
Ekipi i prokurorëve u themelua pas nisjes së publikimit të përgjimeve nga Gazeta Online Insajderi dy javë më parë. Këto përgjime po dëshmojnë kontrollimin e plotë të të gjitha institucioneve nga PDK-ja.
Fuqia Grabovcit dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës dëshmohet nga kjo seri përgjimesh telefonike që ka siguruar Insajderi. Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, Grabovci punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura.
Grabovci, punëson njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.
Gjatë kohës së përgjimeve, Grabovci, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës hetohej për vepra penale të krimit të organizuar, shpërdorimit të detyrës zyrtare e lidhje kontratash të dëmshme. Këto veprime dyshohej se i kishte kryer gjatë kohës sa ishte zëvendësministër i Transportit dhe Postë-Telekomit.
Shoqëria Civile ka nisur një valë protestash duke kërkuar ndjekje penale të të përfshirëve, dorëheqje nga pozitat zyrtare dhe përgjegjësi politike.
Shoqëria Civile i ka shkruar edhe një letër kryeprokurorit Lumezi nga i cili kanë kërkuar hetim të shpejtë dhe nxjerrje para drejtësisë të të gjithë protagonistëve.
Lumezi i është përgjigjur adresuesve duke thënë se tashmë ka ndërmarrë një seri veprimesh.
Ka thënë se ka pranuar opinionin e prokurorit ndërkombëtar të rastit e më pas, ka formuar Komisionin e Prokurorëve në përbërje prej dy prokurorëve të PSRK-së dhe një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, detyrë e të cilëve është analizimi dhe vlerësimi i të gjitha materialeve-transkripte origjinale të përgjimeve të telekomunikimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e ngritur, kundër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se gjetjet e Komisionit të Prokurorëve do të analizohen dhe më pas do të pasohen me veprime tjera konkrete, sipas nevojës.
“Ajo që mund të garantoj është se do të veprojmë në pajtim me ligjin dhe rastin do ta trajtojmë me përkushtim maksimal dhe profesionalizëm”, ka garantuar Lumezi.
“Si Kryeprokuror i Shtetit siguroj se askush nuk është i paprekshëm dhe nëse gjejmë se ka elemente se janë kryer vepra penale, atëherë Prokurori i Shtetit do të veproj me gjithë forcën e ligjit dhe personat përgjegjës do ti nxjerrë para ligjit. Në këtë drejtim ne kemi qenë dhe jemi të pakompromis dhe nuk ka asnjë rëndësi as emri dhe as pozita që mund të kenë të dyshuarit eventual dhe se do të hetojmë të gjitha veprimet e zyrtarëve që ndërlidhen me ndonjë vepër penale dhe me përgjimet e publikuara”, ka thënë ai.
Insajderi do të vazhdojë të publikojë përgjime tjera të reja që flasin për kontrollin e plotë të Grabovcit dhe të tjerëve mbi institucionet tjera.

/insajderi.com/

Etiketa: Adem GrabovciAleksandër LumeziDrita HajdariElez BlakajKryeprokurori i ShtetitLulzim Sylejmaniprokurorët specialëProkurori i Shtetit

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
PS hap garën, zgjedhje për krerët e degëve në 61 Bashki

Zgjedhjet Në Dibër/ Muharrem Rama, kandidati zyrtar i PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com