Thirrjes së liderit të Partisë Demokratike përveçse i janë bashkuar mijëra qytetarë nga qytete të ndryshme, i janë bashkuar dhe deputetët demokratë.
Nga sheshi në mesin e qytetarëve kanë qenë dhe dy deputetët, Flamur Noka dhe Albana Vokshi.
“Është një nga protestat më të mëdha më madhështore, priten ende anëtarë dhe qytetarë që të vijnë dhe të tejmbushin sheshin. Shqiptar, protesto dhe rezisto”, ka thënë Vokshi.
Ndërkaq Noka është shprehur se Rama duhet ta konsiderojë këtë protestë si një thirrje për të dhënë dorëheqjen.
“ Nuk ka shqiptar që nuk ka motiv për të protestuar. Sot çdo shqiptar është në këmbë, nuk ka më popull dele siç mendon Rama. Ai duhet ta konsiderojë të plotë thirrjen e shqiptarëve. Pjesëmarrja fillon nga sheshi Skënderbej, është e paparë, nuk ka ndodhur kurrë. Kjo tregon se shqiptarët janë organizuar”, është shprehur Noka.