Vendi ynë nuk ka gjetur qetësi nga zjarret ditët e fundit. Mësohet se një sipërfaqe toke me ullishte dhe pisha disa vjeçare në kodrat e Peshtanit të Madh në Fier është përfshirë nga zjarri.
Nga zjarri rrezikohen antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja të cilët po luftojnë për të shuar flakët.
Zjarrfikësit po luftojnë me mjete rrethanore sepse terreni shumë i thyer. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët e zonave përreth.