Facebook ka nisur bashkëpunimin me dy media në Shqipëri dhe Kosovë, që do të bëjnë verifikimin e lajmeve të rreme dhe dezinofrmuese që do të publikohen. Për Shqipërinë, Facebook ka zgjedhur të bashkëpunojë me ‘Faktoje’, që sipas kompanisë amerikane është një media e certifikuar nga rrjeti ndërkombëtar International Fact-Checking Network, si një organizatë e pavarur, jo partiake dhe transparente.
Ndërsa në Kosovë është zgjedhur Krypometer, një kontrollues faktesh i certifikuar përmes rrjetit ndërkombëtar jo-partiak të kontrollit të fakteve.
“Ne jemi të lumtur që nisim programin tonë të kontrollit të fakteve të palëve të treta në Shqipëri me organizatën e verifikimit të fakteve, Faktoje. Lufta kundër lajmeve të rreme është një përgjegjësi që ne e marrim seriozisht, prandaj po punojmë vazhdimisht për mënyrat që ndihmojnë ndalimin e përhapjes së tyre në platformën tonë’ tha Kateryna Kruk, Menaxhere e Politikave Publike për Shqipërinë.
Faktoje dhe Kryptometer do të fillojë verifikimin e fakteve në Facebook dhe Instagram në ditët në vijim.
“Kur një kontrollues faktesh vlerëson një histori si false, ne e shfaqim më pak atë në Neës Feed, duke ulur ndjeshëm shpërndarjen e saj. Kjo ndalon përhapjen e lajmeve të rreme dhe zvogëlon numrin e njerëzve që e shohin atë. Faqet dhe domenet që shpërndajnë vazhdimisht lajme të rreme do të shohin gjithashtu uljen e shpërndarjes së tyre dhe heqjen e aftësisë për të fituar para dhe reklamim. Dhe kur një postim është shënuar si i rremë, ne paralajmërojmë njerëzit që e shohin postimin ose përpiqen ta ndajnë postimin, që është shënuar si i rremë. Kontrolluesit e fakteve nuk heqin llogaritë ose faqet nga Facebook’, thotë Facebook.