Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë në Greqi. Gjatë vizitës së tij, Kurti sot ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Në takim është diskutuar për situatën në Kosovë dhe raportet Kosovë-Greqi të cilat janë intensifikuar kohëve të fundit. Kujtojmë se në fillim të muajit qershor, Dendias ishte për vizitë në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti ndërkaq sot ka marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë dhe The Economist.