Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sërish në lidhje me rihapjen e procesit ndaj të tij në Apel pas tre vitesh në lidhje me çështjen “Babale”. Salianji shprehet se institucionet lejuan të largohej trafikanti ndërkombëtar i drogës dhe nisën montimin e një procesi politik ndaj tij.
“Duke vazhduar përballjen për akuzën “agjitacion dhe propogandë” dhe “komplot kundër regjimit”! Institucionet lejuan të largohej trafikantin ndërkombëtar të drogës dhe nisën montimin e një procesi politik ku akuza ndaj meje është dëmtimi i reputacionit të trafikantit ndërkombëtar! Asnjë lëkundje, pa dilema, gjithnjë do të jem në krah të qytetarëve dhe mbrojtje të interesit publik!” – shkruan Salianji.