Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Fier ku makina ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vend.
Viktima është një prej punonjësve që po kryente punimet e rrugës në vendin e quajtur Velmosh.
Ndërkohë që në vendngjarje ka njerëz të shumtë, ambulanca ende nuk ka mbërritur. Ndërsa autori raportohet të jetë larguar nga vendngjarja.