Maqedonia ka kaluar një ditë dhe natë tmerri për shkak të motit të keq. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ka konfirmuar, se si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën të paktën 20 persona.
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ky është bilanci i shkaktuar nga moti i keq që përfshiu Shkupin dhe rrethinat. Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë, nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.
Viktimat janë nga Haraçina, Hasanbegu dhe Stajkovci, si vende më të goditura nga motii keq.
Banorët e lagjes së Hasanbegut, kanë rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar gjatë vërshimeve duke thënë se kjo nuk ju kishte ndodhur asnjë herë më parë. Ata thonë se me vite të tëra kanë kërkuar rregullimin e kanalizimit për të shmangur situata të tillë, por fatkeqësisht nga autoritetet kompetente nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.
Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po punojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut.
“Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin”, theksohet në komunikatën për media nga qyteti i Shkupit.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/832359116894294/