Ministrat e Brendshëm, të Kosovës dhe Shqipërisë kanë bërë me dije se do bëhen lehtësira të kalimit kufitar Vërmicë-Medare.
“Prej 1 qershorit deri me 30 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore, në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë në qarkullimin e qytetarëve të të dy anëve”, tha Çuçi.
“Herën e fundit kur isha në Shqipëri, polici kufitar në Vermicë më uroi udhëtim të mbarë”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës.
Kryeministri Edi Rama ndërhyri duke bërë një batutë që shkaktoi të qeshura në mbledhje.
“Mund t’jua kurseni këtë urim qytetarëve dhe kur kalojnë të mos kenë policë fare që i kurojnë dhe të ketë thjesht ndalime të rastësishme për cdo 500 makina. Mund të ndodhë kjo apo duhet patjetër që policët të përshëndesin të gjithë. E kam thënë që mbledhjen e parë, vetëm ministrat e brendshëm do të firmosin një marrëveshje të tillë. Shpresoj që në korrik, qytetarët të vijnë pa ia uruar policia mirëseardhjen”, tha Rama.