Politika kosovare është tronditur nga një skandal përgjimesh me protagonist deputetin e PDK-së Adem Grabovcin, si dhe dhjetëra përfaqësues të tjerë të kësaj force politike përfshirë kryetarin aktual, Kadri Veselin, Presidentin dhe ish-kryetarin, Hashim Thaçi, deputetin Azem Syla, etj.
Në bisedat telefonike të publikuara nga portali insajderi.com, Grabovci bisedon me përfaqësuesit e partisë që bën pjesë në koalicionin qeverisës, për favore të ndryshme, punësime, afera korruptive etj.
Sipas Insajderit, Grabovci ka ndikuar në emërimet e prokurorëve dhe të gjyqtarëve, ku Sali Mekaj është bërë kryetar i gjykatës së Apelit, Sylë Hoxha, kryeprokuror i Prizrenit, etj.
Përgjimet i përkasin periudhës kohore, nëntor-dhjetor të vitit 2011.
Kjo ngjarje ka shkaktuar reagimin e mënjëhershëm të partive opozitare të cilat kanë kërkuar hetim të mëtejshëm.
Në përgjimet telefonike, zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës fyejnë edhe pakicat kombëtare përfshirë serbët, egjiptianët dhe romët.
https://www.facebook.com/1933796746846146/videos/2046520675573752/