Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar për vjedhjen e mjetit luksoz në autostradë, në pronësi të një 31-vjeçari nga Vlora. Policia ka nisur hetimet pas kallëzimi, por nuk flet për persona të armatosur.
Në njoftim thuhet se 31-vjeçari me inicialet F. S., banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip ‘Audi A7.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”.