Prag-Izraeli / Reja: Të bëjmë ndeshje të madhe e të fitojmë (Video) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prag-Izraeli / Reja: Të bëjmë ndeshje të madhe e të fitojmë (Video)

17:55 | 09/06/2022
në Sport
0

Shqipëria do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e dytë ndaj Izraelit në stadiumin ‘’Air Albania’’, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme për kuqezinjtë, trajneri Edoardo Reja dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencën zyrtare për media ku kanë folur në lidhje me objektivat për këtë sfidë, me të dy njëzëri që kërkojnë vetëm 3 pikët.

Trajneri Reja analizoi përfaqësuesen izraelite, duke vënë në pah edhe se çfarë duhet të bëjë kombëtarja shqiptare, ndërsa theksoi se skuadrës sonë i mungon finalizimi. Gjithsesi, ekipi ka vlera të rëndësishme tha Reja në fjalën e tij, ndërsa foli edhe për sulmin Broja-Uzuni.

Përballjet me Izraelin – Ato ndeshje të mëparshme me Izraelin kanë qenë një histori tjetër. Tani ata kanë lojtarë të tjerë dhe po jetojmë realitete të ndryshme. Ndaj nuk mund të marrim diçka nga e kaluara, edhe pse ekipi ka ndonjë lojtar si atëherë. Izraeli është një skuadër që vrapon shumë, lojtarët që ka janë ofensivë dhe të shpejtë, edhe krahët e mbrojtjes i kanë shumë aktivë në aksionet ofensive. Kjo mënyrë loje mund të lërë hapësira ku ne duhet të shfrytëzojmë, sidomos sa i përket fazës mbrojtëse. Të mos i lejojmë atyre që të krijojnë superioritet numerik dhe te nisemi me shpejtësi. Kjo është mënyra taktike që duhet të bëjmë mirë këtë ndeshje dhe të mundohemi ta fitojmë.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Fokusi i skuadrës – Ne po punojmë që të mundohemi të propozojmë sa më shumë aksione ofensive. Për shembull duke parë edhe një herë ndeshjen me Islandën, vëmë re se nuk kemi arritur asnjëherë kaq shumë në fundore apo në zonën kundërshtare, por për fat të keq finalizimi që është aspekti i konkretizimit të punës, nuk ka funksionuar si duhet, në një mënyrë apo tjetër. Kemi probleme në pasimin e fundit, e kemi diskutuar edhe me djemtë. Tani na duhet të gjejmë zgjidhje të tjera si ndaj Islandës për të vënë në vështirësi Izraelin. Nga kjo pikëpamje kemi përgatitur mirë skuadrën për të shfrytëzuar situatat.

Pastaj në fushë shihet kush e meriton më shumë a më pak, është një diskutim që mbetet i hapur, se nëse e merr në konsideratë asnjë skuadër nuk ka asgjë për të humbur. Si Islanda, Izraeli e Shqipëri, rënie nuk ka, ndaj tension nga ana jonë nuk ka. Ndaj do të luajmë të hapur dhe do ta bëjnë edhe të tjerët. Ideja jonë është të mos humbim ndeshjen, dhe të mos vuajmë se ata shtyjnë përpara me shumë lojtarë. Kjo taktikë mund të të vërë në vështirësi, sepse janë të shpejtë, të bëjnë presion në çdo cep të fushës. Kur gjen këto skuadra mund të kesh vështirësi. Por edhe ne kemi forcat tona, ne do të punojmë që t’i vëmë në vështirësi duke marrë në konsideratë vlerat e kësaj skuadre se ka vlera të rëndësishme.

Broja – Uzuni nga minuta e parë? – Nuk e kam zakon të them se kush luan para ndeshjes. Janë mirë të dy. Uzuni duket së shëruar dhe kur u kthyem tregoi se është në gjendje 100%. E njëjta gjë për Brojën. Se kush do luajë, do ta vendos nesër gjatë ditës, kur t’u bëj me dije edhe djemve. Shpresojmë të jenë mirë, nëse aktivizohen, shpresojmë të jenë në formë që të na zgjidhin problemet në fazën ofensive.

Kritikat e analistëve – Secili është i lirë të shprehë vlerësimet e veta. Mua nuk më intereson shumë gjykimi i të tjerëve, dua të shoh në shtëpinë time. Ne kemi bërë edhe gjëra të mira, kemi bërë edhe ndeshje të mira. Por jo gjithmonë mund të luash mirë. Në veçanti në këtë moment është e vështirë të kesh intensitetin, jemi në fund të kampionatit. Edhe në Islandë nuk është se ishim shumë brilantë, për fat të keq mund të ndodhë. Urojmë që zgjedhjet e mia të bien mbi lojtarë që të jenë të motivuar por edhe të jenë mirë nga pikëpamja fizike e mendore se nesër duhet të jemi në maksimum. Pasi ata janë një skuadër që vrapojnë për 90 minuta dhe mund të të vendosin në vështirësi. Ne duhet t’i përgjigjemi flakë për flakë, pastaj kritikat janë për çdo trajner. Në Itali janë 50 milionë trajnerë, në Shqipëri sa janë? 10 milionë? Është e drejtë që të ketë kritika se nëse bëhen mirë mund të të simulojnë për të përmirësuar edhe lojën, edhe fazën ofensive. Ne kemi disa siguri brenda skuadrës. Më është krijuar përshtypja se djemtë e miratojnë këtë sistem, përgatitjen, si bëhet ndeshja. Ndaj pyetini lojtarët. Janë zakonisht lojtarët që nuk pranojnë një lloj filozofie, por më duket se është një skuadër e ndërgjegjshme për vlerat që ka dhe e di atë që duhet bërë. Ka disa raste ku nuk ia del. Durim, çfarë t’i bësh! Nuk është se mund t’i gjuaj me pushkë. Edhe unë do të dëshiroja që të luanim mirë, por jo gjithmonë mund ta bësh, është normale kjo, sidomos në këtë periudhë të kampionatit.

Zërat e merkatos – Të gjithë faktorët ndikojnë, pasi ka lojtarë pa kontratë e të tjerë që janë në negociata për të ndryshuar ekip dhe këto sigurisht që shkaktojnë shpërqendrim. Kjo është pjesë e profesionit që bëjmë dhe duhet të përqendrohemi te lojtarët që janë më të impenjuar e të përqendruar. Gjithsesi unë dua të komplimentoj të gjithë lojtarët, pasi janë treguar të gatshëm dhe kanë treguar impenjim maksimal në ditët e grumbullimit me kombëtaren.

Shqetësim moti me shi? – Jo, aspak. Pavarësisht motit, ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë. Më intereson shumë impenjimi maksimal, pasi vetëm kështu mund të marrim atë që duam nga kjo ndeshje.

Fjalët e Gjimshitit – Sakaq, edhe mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti u shpreh se skuadra do të japë maksimumin ditën e nesërme ndaj Izraelit. Futbollisti kuqezi theksoi se grupi i Shqipërisë në Ligëne Kombeve është mjaft i ekuilibruar, por synimi ynë është që të marrim maksimumin duke nisur që nga kjo ndeshje.

Presion ndaj Izraelit? – Çdo kundërshtar të jep presion. Nuk ka skuadër qe nuk të jep presion, është me mirë qe ka presion se je më i përqendruar, skuadra ka objektivin, vendin e parë. Duket në stërvitje të gjithë japim maksimumin. Te gjithë duan vendin e titullarit, çdo ndeshje ka vështirësitë e veta do japim maksimumin.

Forca e kundërshtarit – Izraeli ka një skuadër ofensive shumë te mirë, ka lojtarë të shpejtë, do shikojmë forcat tona, të mbrohemi mirë por edhe te sulmojmë mirë sepse nëse shënon fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme.

Prania në konferencë sot- Duhet të pyesësh trajnerin për zgjedhjen në intervistë. Për gabimin kam parë se keni qejf te flisni. Në çdo punë te gjithë bëjnë gabime, ajo korrigjohet ne ndeshjen tjetër.

Islanda apo Izraeli? – Besoj se është një grup i ekuilibruar, një grup shumë i mirë. Çdo ekip ka shanset e veta për të dalë i pari, kush jep me shume ne fund merr vendin e parë. Të dyja mendoj se njësoj.

Vështirësitë e skuadrës? – Sigurisht qe kemi diskutuar, në ndeshjen e fundit kemi bërë gjithçka mirë, por mungonte pasimi i fundit i saktë. Ai ishte problemi me Islandën, shpresoj ta përmirësojmë në këtë ndeshje.

 

 

https://youtu.be/4MM4c31Bccc

 

Etiketa: Edy RejafitojmeIzraelndeshjapragvideo

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
KLGJ i propozon presidentit dy kandidatë për postin e gjyqtarëve (Emrat)

KLGJ i propozon presidentit dy kandidatë për postin e gjyqtarëve (Emrat)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com